Presidenti amerikan Donald Trump vijoi me sulmet kundër mediave mbrëmjen e të enjtes duke e quajtur shtypin të rremë dhe të neveritshëm dhe duke i përshkruar gazetarët pjesëmarrës në aktivitetin ku ai ndodhej si njerëz të tmerrshëm bën të ditur agjencia Associated Press.

Gjuha e ashpër e presidentit amerikan erdhi vetëm pak momente pasi OKB paralajmëroi Trump se duke shënjestruar gazetarët po vinte në rrezik jetën e tyre. Duke folur në Pensilvani në mbështetje të një kandidati republikan që garon për senatin amerikan, Trump harxhoi 15 minuta nga koha e tij duke sulmuar mediat.

“Gjithçka e quajnë negative sepse ata japin vetëm lajme të rreme. Takimi me mbretëreshën Elisabetë shkoi shumë mirë. Biseduam për një sërë temash, por media në vend që t’i kushtonte rëndësi këtij fakti, shkruante se unë shkova në takim 15 minuta me vonesë.

Fyerjet e Trump ndaj mediave u pritën me duartrokitje nga audienca. Më herët Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi shefin e shtëpisë së bardhë që të heqë dorë nga retorika agresive ndaj gazetarëve. Ndryshe nga Trump, vajza e presidentit amerikan Ivanka u distancua nga sulmet e të atit duke u shprehur se nuk e konsideronte median armikun e popullit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: