Presidenti Amerikan Donald Trump priti në një takim të veçanë këtë të martë, Emirin e Shtetit të Katarit Sheikh Temim bin Hamad Al Thani, pak para fillimit të samitit strategjik mes dy vendeve, ku dëshmuan nënshkrimin e marrëveshjeve bashkëpunimi të përbashkët dhe diskutuan mënyrat për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në aspektet ushtarake, politike dhe ato ekonomike.

Presidenti Amerikan vlerësoi se Emiri i Katarit është një lider i respektuar në një rajon të rëndësishëm në botë, duke e përshkruar atë si një mik të madh dhe një partner të mrekullueshëm. “Ne e çmojmë bashkëpunimin ushtarak me Katarin,” tha ai.

Rreth bashkëpunimit ushtarak, Presidenti Amerikan tha se “Baza Ajrore Al Udeid në Katar është e shkëlqyer dhe një bazat më të rëndësishme ushtarake” dhe shtoi se “Katari ka krijuar dhe zhvilluar një nga bazat më të mëdha ushtarake në botë.”

Nga ana e tij, Emiri i Katarit tha se vendi i tij do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara.

Emiri i Katarit e ftoi Presidentit Amerikan të vizitojë Katarin dhe bazën Al Udeid.

Ai tha se vizita e Tij në Uashington thekson vlerat e përbashkëta që ndajnë Shteti i Katarit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Partneriteti ynë ekonomik vlerësohet me më shumë se 185 miliardë dollarë dhe ne planifikojmë ta dyfishojmë këtë shifër,” tha ai, duke nënvizuar se Katari planifikon të investojë në infrastrukturën amerikane.

Dialogu Strategjik

Presidenti Trump dhe Emiri Sheikh Temim u takuan gjithashtu pardje (të hënën) në një darkë të organizuar nga Thesari Amerikan i Shtetit. Gjatë banketit, Emiri i Katarit theksoi se “Marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve kanë njohur zhvillim të madh në takimet e fundit, përmes dialogut strategjik dypalësh”.

Edhe Presidenti Trump i vlerësoi lart marrëdhëniet midis dy vendeve, dhe tha se bisedimet mes tyre “do të përfshijnë shumë fusha në sektorët e tregtisë dhe të mbrojtjes”.

Të hënën, Emiri i Katarit vizitoi Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe u takua me Ministrin në detyrë të Mbrojtjes Mark T. Esper, ku krahas bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve dhe mënyrat e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, diskutuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht përpjekjet e përbashkëta për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Gjirit.

Ndërkohë, mediat katariane cituan Ministrin në detyrë të Mbrojtjes të thotë thënë se “Gatishmëria e Katarit për të pritur trupat amerikane për një kohë të gjatë dëshmon lidhjet e ngushta mes dy vendeve.”

Gjithashtu Ministri Amerikan theksoi rëndësinë e këtyre forcave (ushtarake amerikane në rajon) për të mbështetur stabilitetin në Lindjen e Mesme, si dhe vlerësoi përpjekjet e Shtetit të Katarit për të ulur tensionin aktual në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb