SHBA- Donald Trump emëroi sot, Rudy Giuliani, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe një nga mbështetësit e tij më të fuqishëm, si këshilltar për dosien e nxehtë të sigurisë kibernetike, ndërkohë që skandali i piraterisë informatike të fushatës elektorale nga Moska vazhdon ta godasë.

Donald Trump ka theksuar se do të konsultohet me kompanitë e mëdha informatike amerikane dhe do të publikojë brenda 90 ditëve mbi mënyrat për t’u mbrojtur përballë këtij kërcënimi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: