Presidenti amerikan, Donald Trump e kishte lënë të kuptohej ndërsa Shtëpia e Bardhë e konfirmoi. Samiti i ardhshëm i G7-s, parashikuar në SHBA, do të zhvillohet në një prej klubeve të golfit të presidenti amerikan, në Florida.

“Trump National Doral Club”, në Majemi do të presë në datat 10-12 qershor 2020 këtë takim të përvitshëm, që mbledh drejtuesit e shtatë vendeve më të indistrializuara të planetit.

“Ne jemi shumë të bindur se ky është vendi më i mirë për të organizuar samitin e G7-s”, konfirmoi sot Mick Mulvaney, kreu i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

“Do të ketë gjithmonë njerëz që nuk do ta pranojnë idenë që kjo të ndodhë në një pronë të Trumpit. Ne jemi të vetëdijshëm, por ne do të shkojmë atje, pavarësisht gjithçkaje”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Ne kemi përdorur të njëjtat kritere ashtu si administratat e mëparshme”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: