Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka bërë thirrje për një përfundim të shpejtë të luftës së Izraelit me Hamasin në Gaza dhe kthim të pengjeve.
Në një intervistë për Fox News të enjten, Trumpi ka thënë se Izraeli duhet t’i menaxhojë më mirë “marrëdhëniet e saj publike”, raporton Retuers.
Ish-presidenti në këtë intervistë ka kritikuar po ashtu ata që protestuan gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu para ligjvënësve në Kongresin amerikanë të mërkurën.
Trumpi ka bërë thirrje për dënim deri në një vit burgim për ata që e përdhosin flamurin amerikan.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar edhe për luftën në Ukrainë se nëse ai vihet në krye të Shtëpisë së Bardhë nga zgjedhjet e 5 nëntorit, ai do t’i jepte fund asaj brenda një dite.