Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ka pasur tri biseda telefonike me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump pas fitores së tij, dhe se ata kanë rënë dakord se duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj kërcënimit iranian dhe rrezikut që paraqet Irani.
Në një deklaratë të dielën Netanyahu i ka quajtur bisedat me Trumpin “të rëndësishme” dhe që janë zhvilluar për t’i forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Netanyahu e quajti Trumpin “mikun më të mirë që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë” teksa ai ishte një nga liderët e parë që uroi presidentin e ri të zgjedhur.
“Këto ishin biseda të mira dhe shumë të rëndësishme.
Ne e shohim sy më sy kërcënimin iranian në të gjithë komponentët e tij dhe rrezikun që vjen prej tij.
Ne gjithashtu shohim mundësitë e mëdha përpara Izraelit, në fushën e paqes dhe zgjerimit të saj dhe në fusha të tjera”, thuhet në deklaratën e Netanyahut.