SHBA

Donald Trump tha të enjten se Partia Demokratike është “rrëmbyer” nga ata që kundërshtojnë planin e tij për një mur përgjatë kufirit ndërmjet SHBA-ve dhe Meksikës, transmeton Associated Press.

Duke folur në Pentagon, presidenti Trump tha se qeveria mbetet e mbyllur, sepse demokratët e kongresit refuzojnë të miratojnë sigurinë e kufirit. Ai pretendon se demokratët në Kongres dhe Senat janë të gatshëm të negociojnë me të për të bërë një marrëveshje për të rihapur qeverinë, por “udhëheqësja demokrate Pelosi nuk po i lejon ata të negociojnë”.

Presidenti Trump kërkon 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën ndërsa demokratët e kundërshtojnë atë.

Mbyllja e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e 27 të saj, duke shënuar edhe kohëzgjatjen më të gjatë që ka ndodhur ndonjëherë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb