GAZA

Forcat izraelite qëlluan dhe vranë një palestinez të premten gjatë protestave javore përgjatë kufirit me Izraelin, thanë zyrtarët shëndetësorë të Gazës.

Përveç vdekjes së 24 vjeçarit, 30 persona të tjerë janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë nga forcat izraelite gjatë protestës në kufirin e Gazës. Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se trupat e tij janë përballur me rreth 6000 palestinezë gjatë vijës kufitare me Gazën, dhe u detyruan të hapin zjarr për shkak se ata nuk u larguan, pas paralajmërimeve të ushtrisë.

Protestuesit po kërkonin largimin e bllokadës të së drejtës së palestinezëve të kthehen në tokat e tyre, për shkak të largimit të tyre nga vendi për shkak të konflikteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: