Një person i pajetë është gjetur pranë një karburanti në Levan të Fierit. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një person të moshuar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.


Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se dyshimet e para janë për vdekje natyrale ndërsa trupi i pajete po transportohet për në morgun e qytetit të Fierit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në humbjen e jetës se te moshuarit.


Paralelisht po punohet për të gjetur identitetin e viktimës.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: