Trupi i studentit amerikan, Beau Solomon, i cili është zhdukur në Romë tre ditë më parë, është gjetur të hënën në Lumin Tiber, ka bërë të ditur policia italiane.

Solomon, 19 vjeç, nga Uiskonsini, është zhdukur vetëm pak orë pasi ka arritur në Itali për një program shkëmbimi në Universitetin John Cabot.

Universiteti me seli në Romë ka konfirmuar vdekjen e Solomonit përmes një deklarate. Universiteti ka thënë se Solomon, për herë të fundit, është parë nga shokët në orët e hershme të datës 1 korrik, kur është larguar nga një kafene në Romë.

Policia ka thënë se nuk e përjashton vrasjen. Sipas njoftimeve të mëhershme, Solomon ka pasur plagë në kokë.

Familja e Solomonit ka thënë se kartela e tij e kreditit është përdorur edhe pas zhdukjes së tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: