Sot i tërhequr në pension por dje oficer i shërbimit sekret, Gary Byrne ka shumë për të thënë për çiftin Bill e Hillary Clinton. Ai po përgatit të botojë disa libra rreth shërbimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke zbuluar jo pak, por shumë sekrete rreth çiftit. Atij i ishte besuar ruajtja e Hillary. Një ditë kur oficeri i Shërbimit Sekret, Gary Byrne po kthehej sërish në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, kur ai dhe një koleg u përballën me një shërbyes.
Ai thjesht po hapte derën e Dhomës së Hartave, duke menduar se do ishte bosh në atë moment.
Prandaj nuk trokiti.

Ishte një gabim i madh.
Gary Byrne thotë se brenda dhomës ai pa presidentin Bill Clinton, në një ‘pozicion’ kompromentues mbi tavolinën e Dhomës së Hartave, me një prezantuese bionde bukuroshe.

Vajza ishte Eleanor Mondale, vajza e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Ëalter Mondale.
Çifti nuk po diskutonte për politikë.
Shërbyesi mbylli derën shumë shpejt dhe tre dëshmitarët u larguan.
Askush nuk foli më.

Por tashmë Byrne ka vendosur t’i thotë gjërat në një libër plot me kritika për çiftin Clinton.
Ai flet për ‘tradhetitë’ e Bill dhe natyrën diktatoriale të Hillary.

Libri ‘Kriza e karakterit’ vjen në kulmin e fushatës zgjedhore në SHBA, ku Hillary Clinton pretendon të bëhet presidente.
Kritikët thonë se për shkak të natyrës së profesionit që ka pasur Byrne, nuk duhej të thoshte gjërat në publik.
Byrne ishte ndër të parët që kishte ngritur pikëpyetje se përse Monica Leëinsky kishte akses kaq të lirshëm tek Krahu Perëndimor i Shtëpisë së Bardhë.

Sa për Eleanor Mondale, mësohet se ajo vdiq në moshën 51-vjeçare nga kanceri në tru.

Byrne e përshkruan Hillary me një karakter ‘vullkanik’. Njëherë thotë ai, Bill u pa me një sy të mavijosur. Dukej qartë që çifti kishte pasur një zënkë. Madhe Shërbimi Sekret u autorizua të ruante Presidentin nga gruaja, thotë ai në libër. Kur Byrne pyeti një nga ndihmëset e Hillary se cfarë e ka gjetur Bill, ajo i tha, ‘Oh jo, ai është thjesht alergjik nga kafja”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: