RUSI

Pak përpara se të niste takimi mes liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin, disa detaje nuk iu kanë shpëtuar kameramanëve dhe atyre që ishin të pranishëm aty.

Truprojat e Kim Jong Un shihet duke u kujdesur m përpikmëri për shefin e tyre. Ata pastrojnë me kujdes karrigen me letra me alkool. Kjo bëhej me qëllim që kur Kim të ulej në tryezë, të ishte i kënaqur, shkruajnë mediat e huaja.

Truprojat e Kim janë parë duke bërë gjeste dhe veprime të pazakonta në shumë raste. Ata madje pastronin edhe trenin, ku udhëtoi Kim për të shkuar në Rusi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb