Personi që shihni në foto është Enver Bajri, i konsideruar si truri i bandës ‘Bajri’, që e kishte shtrirë aktivitetin e saj kriminal në disa shtete.

Ndonëse vëllai i tij, Behar Bajri ndodhet në burg, si dhe djemtë e xhaxhait Sefet dhe Ilir Bajri, 45-vjeçari është ende në arrati. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” foton e Enver Bajrit nga sistemi TIMS.

Enver Bajri
Enver Bajri

Të njëjtat burime sqarojnë se Bajri, dyshohet se fshihet në Belgjikë. Po ashtu, referuar burimeve zyrtare “BalkanWeb” ka mësuar se 45-vjeçari merrej me trafik drogash të forta, që i merrte nga Amerika Latine dhe i transportonte drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Enver Bajri

Enver Bajri

Ka dyshime se ai përdorte si tranzit Shqipërinë. Kujtojmë se si pjesë e kësaj bande u arrestuan 11 persona, të cilët dyshohet se merreshin me trafik droge, ndërsa vepronin në Tiranë, Shkodër, Holandë dhe Belgjikë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: