TIRANË

Një dite para tryezës së organizuar nga Preslzenca e OSBE-së në Tiranë mbi reformën zgjedhore, bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm parlamentar Rudina Hajdari, i bën thirrje opozitës jashtëparlamentare të jetë pjesë e këtij diskutimi. Sipas saj, pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive që nuk janë pjesë e Kuvendit, do forcojë me shumë kampin opozitar.

Opozita parlamentare vlerëson rishikimin e sistemit zgjedhor si prioritet të aksionit të saj politik.

Në tryezën e së mërkurës përveç përfaqësuesve të partive parlamentare, anëtarëve të komisionit të posaçëm parlamentar, janë të ftuar, katër ekspertë vendas edhe dy eksperte të huaj të legjislacionit zgjedhor, të ftuar nga Prezenca e OSBE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb