TIRANË

I pranishëm në tryezën e Reformës Zgjedhore, e cila ka diskutuar sot mbi financimet e fushatave zgjedhore të partive politike, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka treguar detaje mbi atë se çfarë është diskutuar.

Sipas tij, disa prej ekspertëve janë të idesë që financimet e partive  në kohë fushatash të bëhen nga buxheti i shtetit, por Kume shtoi faktin se kjo ide, mund ta rendojë buxhetin e shtetit.

Në një pronocim për “News24”, Kristaq Kume thekson se reforma zgjedhore duhet të bëhet me dakordësimin e të gjithë aktorëve shoqërorë, pasi vetëm kështu, mund të zgjidhen problemet e shkuara. Më tej Kume foli edhe për idenë e depolitizimit të këtij procesi. Ai theksoi se kur palët kanë vullnet, nuk e kanë fare të vështirë të gjejnë formulën e zgjidhjes.

Pjesë nga intervista:

Kjo tryezë  është ftuar për të trajtuar financimet e fushatave. Partitë parlamentare, jashtëparlamentare të bëhen bashkë duke prezantuar mendimet e tyre, çfarë dhe si ata mendojnë që të behën rregullimet. Në mënyrë që të bëhet auditimi dhe të rritet transparenca. Ajo që është shumë e rëndësishme të bëhet, është të diskutojmë për zgjidhjen që propozojnë ekspertët.  Çfarë kemi bërë keq, nga rrjedhin paratë e pista dhe më pas të rregullohen këto hapësira.

Si e gjykoni propozimin e Partisë Demokratike që financimet të bëhen nga shteti?

Kjo është një çështje të diskutohet. Si e tillë kjo çështje u shtrua dhe patur pyetje për ekspertët e ardhur se cila është mendimi i tyre për financimet, a duhen të financohen nga buxheti i shtetit.Nëse vendoset që financimet të jenë nga shteti, kjo e rëndon buxhetin. Mbetet një ndër çështjet që ia vlen të diskutohet, por zgjidhja duhet të jetë në qoftë se të gjithë palët duhen të bien dakord. Rregullimet të bëhen me të gjitha palët, këtu e kam parasysh jo vetëm partitë politike, por shoqërinë jopolitike. Vetëm atëherë plotësohet kushti i nevojshëm për të mos patur problemet që kemi pasur në të shkuarën.

A mund të arrihet depolitizimi në kushtet e Shqipërisë?

Duhet dakordësi edhe për këtë. Formula e zgjidhjes që palët të bien dakord nuk është vështirë për t’u gjetur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb