TIRANË

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar këtë të premte në Tiranë një tryezë diskutimi me ekspertë vendas dhe të huaj për sektorin e bujqësisë.


Në fjalën e tij para të pranishmëve, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se sektori i bujqësisë është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, ndaj bëri apel për më shumë vëmendje në këtë sektor.


Një nga ekspertët italian i pranishëm në tryezën e organizuar nga LSI-ja,  tregoi se si sektori i frutikulturës në Itali është transformuar, duke marrë shtrirje të gjerë në treg, madje duke shkuar deri në Kinën e largët.


“Frutikultura tek ne është e rëndësishme. Ajo ka rendiment të prodhimit të lartë dhe ka sukses në treg. Jemi shembulli i dëshirës  për të qenë të suksesshëm. Jemi tregjet e vogla, por kemi dalë  suksesshëm në treg dhe kemi shkuar deri në Kinë. Kjo sipërmarrje rrit  ekonominë dhe të ardhurat për sipërmarrësit. Kemi ardhur këtu për të paraqitur modelin tonë të zhvillimit dhe shpresoj që të implementohet kur të ketë një situatë politike më të qetë.Ajo që më jep kënaqësi të veçantë është se shikoj shumë të rinj këtu dhe ata janë gjaku i ri, që do ta shtyjnë përpara këtë sektor drejt transformimit”-tha mes tjerash njëri prej ekspertëve italian.

(n.m/BalkanWeb)