MAQEDONI E VERIUT

Kryeministrisë i Greqisë, Aleksis Tsipras po zhvillon një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev. Nga Shkupi, Tsipras tha se është koha të lënë pas urrejtjen dhe të kompensojnë kohën e humbur. Vizita e Tsipras është e para e një kryeministri grek pas ndryshimit të emrit.

“Nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, po nënshkruajmë histori. Greqia ishte e para që nënshkroi protokolli. Gjatë këtyre ditëve Cipras ka bërë apel për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Sot republika jonë është nikoqire e  kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras.

Kur të ktheheni pas do të shihni kohë të humbura, kur të shihni para do të shihni dy vende mike, të cilat me vendime të guximshme shkojnë para drejt ardhmërisë. Marrëveshja e Prespës dhe zbatimi i saj janë garanci për të ardhmen e dy vendeve”, tha Zaev duke shtuar se është nënshkruar marrëveshje për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar i cili sipas tij do të kontribuoj edhe më shumë për afrimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Kjo vizitë historike është një shenjë e qartë për kontributin për një Ballkan të ri”, tha Zaev duke përfunduar me atë se  Aleksis është shoku i tij më i mirë dhe dhe mik i madh  i Maqedonisë.

“Këto po mundohemi të thellojmë bashkëpunimin dhe të lëmë anësh urrejtjet. Kjo nuk do të jetë sukses vetëm për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë sukses për gjithë rajonin. Vizita ime është vizita e parë e një kryeministri grek. Kemi humbur shumë kohë, andaj duhet ta kompensojmë”, tha Cipras duke shtuar se Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Çështja më e rëndësishme në takimin e sotëm ishte çështja ekonomike, sepse nuk kemi kohë për të humbur, përkundrazi duhet përshpejtuar. Duhet t’i tejkalojmë të gjitha hendeqet. Delegacioni imë përbëhet nga më shumë se 100 biznesmen, me të vetmin qëllim që të ndërtojmë raporte më të mira ekonomike në të ardhmen”, deklaroi Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Cipras gjithashtu nënvizoi edhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht zgjidhjes së më shumë çështjeve që dy vendet i ka tanguar për decenie me radhë, përfshi edhe fushën ekonomike.

“Greqia do të bëj përpjekje që të ndihmojë Maqedoninë në rrugën e saj për integrim në Bashkimin Evropian”, tha Cipras.

Pyetjet e gazetarëve:

“Me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes dhe kultivimit të klimës për besim të ndërsjellë mes dy shteteve dhe qytetarëve ne do t’ia dalim t’i bindim të gjithë për rezultatet e kësaj marrëveshje”, tha Cipras duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

“Marrëveshja sjell vetëm përfitime. Marrëveshjen ia kushtuam të rinjve”, tha Zaev.

Ajo c’ka ra ne sy gjatë pritjes së kryeministrit grek Aleksis Cipras ishte mosluatja e himnit kombëtar. Nga qeveria arsyetohen me vonesën e aeroplanit të Ciprasit, gjë që sipas tyre duhej të hiqnin dorë nga të gjitha ceremonitë protokollare.

Ndërkohë që në opinion qarkullojnë zëra se himni u anashkalua për shkak se në tekst nuk është korigjuar emri i ri i shtetit.

 (BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb