GREQI- Kryeministri grek Alexis Tsipras ka nxjerrë në shitje makinat luksozë të qeverisë, të gjitha makina të shtrenjta dhe të një klasi të lartë, si një formë për të kursyer para. Siç raporton Spiegel Online, mes gjithë atyre makinave spikat një BMW antiplumb dhe me sistem komunikimi satelitor.
Ajo ka një vlerë prej rreth 750 mijë euro dhe është blerë pas vitit 2009, kur në pushtet erdhi Jorgos Papandreu. Makina është përdorur më pas edhe nga ish-ministri i Financave dhe kreu i PASOK, Evangelos Venizellos. Fundjavën që shkoi, Tsipras hoqi edhe murin rrethues prej hekuri përpara Kuvendit, ndërsa policët i nxori në protestë të paarmatosur.


(m.k/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb