TIRANE- I ndodhur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka deklaruar se po përpiqet që të zgjidhin problemet mes Greqisë dhe Shqipërisë, siç raportojnë mediat greke.

Teksa ka prekur sfidat e Ballkanit dhe kontinentit të vjetër, kryeministri grek tha se gjërat po ndryshojnë.

“Periudha që kemi kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë për Ballkanin,” vuri në dukje, duke kujtuar se në 2014-ën, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi ngrirjen e zgjerimit.

“Evropa përjetoi përtej krizës ekonomike, krizën më të keqe të refugjatëve pas luftës, e cila u përqendrua në rajon… Ne kemi përjetuar një përpjekje të tmerrshme të grushtit të shtetit në Turqi, si dhe krizat në Shqipëri dhe Maqedoni”.

“Gjërat po ndryshojnë tani. Me Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja Bullgari- FYROM (Maqedoni), me përpjekjet për të zgjidhur çështjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, me presidencën e suksesshme bullgare të BE dhe ringjalljen e Axhendës së Selanikut për zgjerimin e BE”, shtoi kreu i qeverisë greke.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: