GREQI-Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, takon sot kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Athina është gati për të mbetur pa para dhe mund të falimentojë muajin e ardhshëm nëse nuk merr fonde të freskëta.

Por, Greqia dhe Gjermania kanë qenë në mosmarrëveshje javëve të fundit, për shkak të përpjekjeve të Greqisë për të rinegociuar kushtet për paketën e ndihmës ndërkomnbëtare.

Gazeta “The Financial Times” ka raportuar se Tsipras ka paralajmëruar Merkelin se nuk mund t’i përmbushë pagesat e borxheve pa ndihmë të re.

Merkel, në anën tjetër, ka thënë se nuk do të ketë para pa reforma.

Qëndrimin e Gjermanisë e ka mbështetur edhe ministri i Ekonomisë i Spanjës, Luis de Guindos, duke thënë se Greqia duhet të zbatojë reformat e premtuara ekonomike.

Tsipras, i cili ka ardhur në pushtet në muajin janar, kundërshton masat e ashpra të kursimit, të cilat janë kusht për kreditë ndërkombëtare.

(a.n/REL/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: