Franca duhet të largohet nga Bashkimi Europian, është qëndrimi politik i Aurélien Enthoven, i biri i Carla Bruni-Sarkozy, djali nga ish-partneri i saj, filozofi francez Raphael Enthoven, i cili përkrah në mënyrë të hapur UPR-në, partinë e Francois Asselineau në përpjekje për realizimin e Frexit.
Intervistuar nga “Le Parisien”, i riu që mbush 18 vjeç në qershor dhe që nuk mund të votojë në zgjedhjet e BE më 26 maj, thekson se iu bashkua partisë së vogël sovrane në tetor 2017.
Pas zgjedhjeve presidenciale të 2017, ai thotë se është më se i vetëdijshëm se programet e kandidatëve janë “të pazbatueshme në kuadrin e traktateve europiane”.
“Kam pasur një imazh të keq për UPR-së, atë të një partie jokonspiracioniste, por pastaj arrita në konkluzion se ndoshta Francois Asselineau kishte të drejtë dhe po bëhesha gjithnjë e më shumë euroskeptik.”, shtoi ai./ATA