Wojciech Szczesny po përgatitet të nisë aventurën e re tek skuadra “Blaugrana” e Barcelonës, vetëm disa javë pasi deklaroi se do të tërhiqej nga futbolli i luajtur. Situatë e cila u komentua gjatë nga mediat ndërkombëtare, por së fundi kjo lëvizje e polakur, ka ngacmuar edhe CR7, me “yllin” portugez që nuk ka ngurruar të vendos sadopak në siklet portierin e ri të Barcelonës.
“E jashtëzakonshme, t’u desh të tërhiqeshe që të luaje për një ekip të madh”, një frazë kjo që në Itali është komentuar edhe si “thumbim” i portugezit për ish ekipin e tij Juventusin.