Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot serinë “Sy m’sy”, duke u përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.
Ndërsa kërkonte një mandat të dytë qeverisës, Rama theksoi se nuk bëhet fjalë për interesat e tij personale, por për një çështje shumë më të madhe, atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryeministri shtoi se ky është një moment historik dhe se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë për t’u integruar në BE, duke vijuar se fëmijëve shqiptarë duhet t’u sigurohet pasaporta e BE, jo TikTok-u.
“Këtu nuk bëhet fjalë për mua, por për diçka më të madhe. Bëhet fjalë që fëmijëve të këtij vendi ti japim pasaportën e BE, jo TikTok-un. Duhet kapërcyer mbi partitë dhe dokrrat, pakënaqësitë dhe broçkullat. Është një moment në histori që treni i historisë ka ndaluar para nesh e duhet ta kapim, ush e kap atë shkon para, Kush kthehet në anën tjetër dhe ia fut gjumit e humbet këtë tren”, tha ai.
(BalkanWeb)