TIRANE

Vendimin e deputetit të Durrësit, Lefter Koka për të mos e djegur mandatin e deputetit , duke dalë kështu kundër vendimit politik të LSI-së e ka komentuar edhe Ylli Manjani. Ai e quan Lefter Kokën mik të mirë dhe jë nga kontribuuesit e LSI-së qysh prej themelimit të saj por nuk pajtohet me zgjedhjen e tij.

Manjani i jep edhe një këshillë, duke i thënë se asnjëherë nuk është vonë për tu ngritur mbi interesat personale.

STATUSI I PLOTE
Lefterit…
———-
Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI.

Sinqerisht ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues.

Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI.

Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirsuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale.

Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb