Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar sot masën e sigurisë për protestuesit e opozitës, të cilët u shoqëruan me 16 Mars.

Kjo gjykatë ka lënë në burg Mariglen Docin dhe Dorjan Protoduarin, ndërsa për shtetasit Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Emilajno Mustafën dhe Ermir Bruka është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Familjarët së bashku me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun kanë ankimuar masat. Balliu pohoi se nuk ka asnjë provë, por shtoi se Rama ka arrestuar qytetarët, pasi ka frikë dhe iu trembet protestave.

Nga ana tjetër ende për pesë protestues të tjerë nuk është caktuar masa e sigurisë. Ata janë; Ilir Hamedani, Ferit Dankshi , Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi.

Në një prononcim për mediat, para gjykatës, kreu i FRPD-së e u shpreh se Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi një standard të paprecedentë.

“Sot Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi një standard të paprecedentë duke lënë në burg një student, Mariglen Sh Doci, pa asnje provë, pa asnjë fakt por vetëm me urdhërin politik të Edi Ramës. Nëse Mariglen Doci do të ishte trafikant droge, përdhunues në grup ose kriminel, ai me siguri sot do të ishte Deputet ose Kryetar Bashkie i PS. Studentët e të rinjtë do të vijojne protestën dhe betejen e tyre deri në plotësimin e plotë të 8 pikave të kërkesave të studentëve, garantimin e stadardeve dhe lirive të njeriut dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e aspiratën e saj Europiane.”- u shpreh kreu i FRPD-së, Belind Këllici.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: