MILOT

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar ka zgjatur rreth 60 minuta. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në ballë të protestës në Milot, ku prej aty përcolli mesazhin se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa larguar Ramën nga posti i kryeministrit.

Të mbledhur nga katër qarqet e veriut, protestuesit lëshuan thirrje  kundër Edi Ramës dhe kërkuan largimin e tij.

“Zgjedhjet e lira të ndershme janë të mundura kur kujdestari nuk do të jetë  më kryeministri. Zgjedhjet me Edi Ramën nuk janë zgjedhje, por krim. Largimi i tij është kusht i panegociueshëm i PD, opozitës dhe i të gjithë popullit të bashkuar për demokraci. Le ta dinë shumë mirë, sepse kjo e sotmja është fillimi i mosbindjes civile”-tha mes tjerash Basha.

Ora 18:38- Protestuesit e mbledhur në Milot nga katër qarqet e veriut si Shkodra, Kukësi, Lezha e Dibra kanë bllokuar rrugën, ndërsa  vijojnë të brohorasin: “Rama ik” dhe “Edi Rama ka mbaru”.

Ora 17:55: Basha bashkohet me protestuesit në Milot

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se kreu i selisë blu ka mbërritur pak çaste më parë në Milot, i shoqëruar edhe nga drejtues të Partisë Demokratike nga katër qarqet e veriut si nga Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra.

Banorët do të bllokojnë rrugën si shenjë revolte për keqqeverisjen e vendit nga kryeministri Edi Rama.Ndërkohë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se opozita është e vendosur për të mos lejuar që në vend të zhvillohen zgjedhje farsë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: