Trajneri i Anglisë , Tomas Tuhel, ka pasur një karrierë shumë të suksesshme në futboll, por dikur ai u detyrua t’i hynte një jete normale pas një përfundimi të papritur të karrierës së tij si lojtar.
Ish-trajneri i Çelsit dhe Bajernit të Mynihut u konfirmua të mërkurën si zgjedhja e Federatës Angleze për të zëvendësuar përgjithmonë Garet Sauthgejtin. Vendimi i trajnerit gjerman për të drejtuar “Tre Luanët” ngriti shumë vetulla, edhe pse nuk është hera e parë që ai bën diçka të pazakontë. Kur bëhet fjalë për menaxherët e futbollit të klasit botëror, Tuhel, është një karakter i veçantë, me polemikat që nuk qëndrojnë larg tij. Dhe ai ka marrë disa role të ndryshme të çuditshme gjatë jetës së tij, nga të qenurit student deri te puna si banakier.
Ndryshe nga shumica e futbollistëve, karriera e tij si lojtar ishte jetëshkurtër, pasi ai u detyrua të tërhiqej në moshën 24-vjeçare kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju ndërsa aktivizohej për skuadrën gjermane të Bundesligës 2, SSV Ulm. Kjo e çoi atë në një jetë normale dhe ai ndoqi një universitet në Shtutgart, ku studioi Administrim Biznesi, ndërsa punonte në “Radio Bar” në qytet.
Kjo e lejoi atë të mësonte shumë zanate të tjerë, si dhe të bëhej një mjeshtër pas banakut. “Ngadalë fitova një vetëbesim të ri në bar, turn pas turni dhe mbrëmje pas mbrëmje. E kisha kapërcyer atë pragun e pengesës për të pyetur të huajt nëse kishin nevojë për mua. Dhe papritmas fitova përvojën: Kolegët tuaj nuk e kanë idenë se dikur keni qenë një futbollist profesionist”.
Ai u nxit të hynte në botën e menaxhimit në futboll nga Ralf Rangnik, i cili në atë kohë ishte shef te Shtutgarti. Pavarësisht se fillimisht kërkoi që të bënte një provë si lojtar, dëmtimi kronik i kërcit bëri që Tuhel të vuante që t’i rikthehej profesionit. Në vetëm nëntë vjet ai kaloi nga qëndrimi pas një banaku, në trajner në Bundesligë, me punën e tij të parë që erdhi në vitin 2009 në stolin e Maincit.
Megjithatë, Tuhel tentoi sërish të merrte një kthesë të çuditshme. Në vitin 2017 ai surprizoi tifozët ndërsa pozonte për një shtëpi mode në Nju Jork, për revistën e meshkujve “Die Zeit”. Megjithatë, ai vazhdoi të konsiderohej një nga trajnerët më të pashëm të futbollit, me serinë e fotove të modelit që mund ta kenë “ndihmuar” që të fitonte edhe një vend pune te PSG, me Parisin shtëpinë e modës. Një gjë është e sigurt, Anglia ka firmosur me një njeri me shumë talente, që nuk ka frikë të tërhiqet nga një sfidë.