Jude Bellingham nuk po kalon një sezon të mirë, teksa shpeshherë ka shfaqur nervozizëm si me Real Madrid ashtu edhe me Anglinë. Për këtë temë, trajneri i “3 luanëve”, Tomas Tuchel u shpreh se mesfushori është i ri dhe emocional, por disa gjëra mund t’i përballojë.

“Ai është emocional dhe është ende i ri, por ai e di që nuk mund të përballojë disa sjellje. Ne duhet të sigurohemi që drejtuesit tanë, lojtarët kryesorë dhe ata që ne i konsiderojmë kyç, të lëvizin të gjithë në të njëjtin drejtim dhe të luajnë me të njëjtin ritëm”- tha Tuchel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb