Herën e fundit që Paris SG kishte humbur dy ndeshje në shtatë javët e para të kampionatit francez nuk arriti të fitojë titullin. Kjo ndodhi tre vie më parë. Por atëherë Monaco ishte një tjetër skuadër, që tani lufton për mbijetesën. Për parizienët dorëzimi i titullit të skuadra e Principatës në atë kohë ishte një dështim I madh dhe detyroi shikun Al Khelaiffi të bënte shpenzime të çmendura duke blerë edhe Kilian Mbappe.

Papier Rudy
Papier Rudy

Të mërkurën, padroni i Paris SG ishte në tribunë, kur skuadra e tij u mund 2-0 nga Reims. Sigurisht që kjo humbje nuk i pëlqeu aspak dhe pakënaqësia e tij rrezikon pankinën e Thomas Tuchel. E thonë këtë mediat franceze, që mbështeten edhe te precedentët. Në fakt, në vitin 2013 Carlo Ancelotti u largua nga drejtimi skuadrës pariziene menjëherë pas humbjes me Reims.

Image
Image

Historia mund të përsëritet me Tuchel, që si varkë shpëtimi ka ndeshjen e së shtunës kundër Bordeaux. Nëse humbet fati I tij është I shkruar, ndërsa që tani kanë nisur të përmenden pasardhësit në pankinën pariziene. Max Allegri është një prej tyre dhe me kuotat më të larta, ndërsa edhe Jose Mourinho tundon kampionët francezë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb