Mund të blesh fenomen të futbollit si C.Ronaldo, mund të investosh miliona euro, mund të jesh favorit në letër por kurrsesi nuk mund të blesh as suksesin e as kualifikimin, futbolli është një sport i magjishëm pikërisht për këtë arsye, jo gjithnjë parashikimet dalin, jo gjithnjë fiton ekipi favorit. Më në fund, pas vitit të largët 1997, Europa shijon sërish magjinë e futbollit holandez, më në fund rikthehet Ajax, një nga ekipet me më shumë traditë në Champions League, një ekip që ka meritë të padiskutueshme në revolucion që përjetoi futbolli në vitet 70.

58008098 2188210881226248 6514035962786349056 N
58008098 2188210881226248 6514035962786349056 N

Ajax rikthehet në formën më të bukur, me një futboll spekatakolar, me shumë talente që pritet të pushtojnë europën, rikthehet duke i dhënë një leksion futbolli Juventusit. Të shijë “vogëlushet” e Erik Ten Hag duke luajtur atë futboll, kontroll dehës i topit, pasime të shkurta e të shpejta, grindë për topin e parë dhe kundërsulme të shpërthyese, të linte një shije të mirë.

57194623 2188156864564983 2286464352997343232 N
57194623 2188156864564983 2286464352997343232 N

De Jong me shokë zbehën një ikonë të futbollit Botëror si C.Ronaldo, zhvlerësuan një teknicien si Allegri, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale. Ronlado largohet si mbret i këtij kompeticioni, për herë të parë pas 8 sezoneve radhazi, CR7 nuk arrin të kualifikohet për në fazën gjysmëfinale. Fenomeni portugez arriti të shënojë sërish, sërish me kokë, duke e dërguar në 25 numrin e golave në fazën çerekfinale, askush nuk ka bërë më mirë se ai. Ajax është skuadra e parë që pas vitin 2004 e cila nuk luan në 5 kampionatet më të rëndësishme të europës dhe arrin të kualifikohet për në fazën gjysmëfinale.

57325304 2187924097921593 2099092414684725248 N
57325304 2187924097921593 2099092414684725248 N

Për herë parë pas vitit 1999, Juventus eliminohet pasi ka barazuar në sfidën e parë. Fatmirësisht, Juve kishte përballë një skuadër të re në moshe, pa eksperiencë përpara portës, rezultati mund të ishte dhe më i thellë me ato raste që krijuan tulipanët holandez, një fitore me përmbysje e ardhur falë golave të Van de Beek dhe De Ligt, një fitore e madhe e cila është përshëndetur nga e gjithë bota e futbollit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb