Fati në këtë prag Euro 2024, po tregohet i pamëshirshëm me Holandën e Ronald Koeman. Tulipanët u goditën nga një seri dëmtimesh, ku më kryesorët ishin mesfushorët De Jong dhe Koopmeiners. Por dhimbjet e kokës nuk përfunduan këtu për teknikun e “tulipanëve”, teksa vetëm pak orë më parë edhe sulmuesi Brian Brobey u dëmtua dhe la kështu grumbullimin e kombëtares holandeze.

Në këto kushte tekniku Koeman thirri në kombëtare sulmuesin e Bolognës, Joshua Zirkzee. Ai vjen pas një sezoni spektakolar me bolonjezët, me të cilët siguruan edhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Zirkzee është madje këto ditë edhe në qendër të zërave të merkatos, me Milanin që i është vënë pas gjigandit holandez.
Zirkzee u shfaq shumë i lumtur me thirrjen nga ana e teknikut Koeman, duke e bërë publike në rrjetet e tij sociale, pavarësisht se ndodhej me pushime me familjen e tij, pushime të cilat do duhet t’i ndërpresë përpara kohe.

Zirkzee Festegia

Në këtë mënyrë, Ronald Koemanit i duhet të rikompozojë formacionin dhe idetë e tij për skuadrën që do të zbresë në fushën e lojës në këtë evropian, duke shpresuar që “epidemia” e dëmtimeve të ketë përfunduar njëherë e mirë. Holanda është pjesë e grupit D, së bashku me Francën, Austrinë dhe Poloninë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: