TIRANE-Libri i ri i gazetarit të njohur Blendi Fevziu “Ahmet Zogu, Presidenti që u bë mbret” është promovuar mbrëmjen e së enjtes në Pallatin e Brigadave. Ambienti i zgjedhur për këtë promovim, në fakt nuk ishte rastësor, përkundrazi. U mendua të ishte një kthim simbolik i mbretit në shtëpinë që e ndërtoi vetë, por që nuk jetoi kurrë, u shpreh Fevziu. Por në këtë ceremoni, shumica e të ftuarve ishin personazhë të muzikës, modës që mesa duket janë tepër të apasionuar pas biografive. Kështu një prej personazheve të muzikës, Altuan Sejdiu, këngëtarja e hitit ‘Zogu ma i mirë prej krejtve’ mban në duar ‘Zogu-n’, librin e Blendi Fevziut. Madje bashkë me librin kanë realizuar dhe një foto kujtim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb