Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu (Tuna) është shpallur fituese e spektaklit Dancing With the Stars Albania.

Në finalen e Dancing With the Stars Albania, ishin 5 finalistë, ndërsa Tuna ka marrë më shumë vota nga juria dhe publiku.

Fillimisht ishte Heidi Lushtaku ajo që u largua, modelja shqiptaro-zvicërane, duke u pasuar nga Kristi Popa. Në vazhdim pasuan dy performancat e fundit nga Evi Reçi e Amos Zaharia.

Evi Reçi pati performancë mjaft të mirë, por ishte Tuna ajo që triumfoi në fund me Cha Cha Cha-në energjike.

Interpretimi i saj “Tango” në skenën e Dancing With the Stars Albania, i dha votat e publikut e të jurisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: