Robert Berisha e ka treguar hapur gjithmonë se nuk ka pasur një raport të mirë me ish-kunatën e tij, Tuna Sejdiu. Ndërsa në një intervistë së fundmi në Klan Kosova, Roberti ka rrëfyer një nga arsyet e mosmarrëveshjeve me ish-bashkëshorten e të vëllait, Patris Berisha.

Ai deklaroi se këngëtarja nuk është sjellë mirë me nënën e tyre të ndjerë, Teuta Berisha, gjatë periudhës që ajo ishte e sëmurë me kancer.

Robert Berisha u shpreh se kishte pikë të dobët të ëmën, e cila ndërroi jetë pasi humbi betejën me sëmundjen, dhe se nuk toleronte askënd të sillej keq me të.

“Ndoshta me vëllain është më lehtë të mërzitesh, por me prindin s’mundesh. Patrisi mua më shikon si baba e nuk e besoj që është mërzitur ndonjëherë. Kur kam folur diçka, ai e ka ditur që është për të mirën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe në këtë rast, e ka ditur që unë e kam pikë të dobët mamin dhe se unë jam pika e dobët e saj. Bëj çfarë të duash me burrin tëndin, në shtëpinë tënde, por në shtëpinë time, me nënën time, nuk e shoh kush është. Dhe aty ka pasur një mosmarrëveshje.

Në raport me nënën time, të sillesh keq kur ajo është me kancer, me krejt kimioterapitë që i ka pasur, të ma mërzitë dikush, s’ia vlen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: