Ministria e Brendshme tuniziane njoftoi sot konfiskimin e 19 letrave me përmbajtje toksike duke e denoncuar si një tentativë të një grupi terrorist kundër politikanëve, gazetarëve dhe personaliteteve të tjera publike.

‘’Shërbimet e sigurisë kombëtare kishin informacione se një grup terrorist po planifikonte të dërgonte letra me përmbajtje lëndë helmuese, me destinacion disa personalitete të politikës, sindikatave dhe medieve’’, sqaroi për median zëdhënësi i Ministrisë, Sofiène Zaag.

Në bashkëpunim me zyrën antiterrorizëm, njësitë e forcave të sigurisë kanë mundur të ndalojnë 19 letra, që u janë dërguar menjëherë shërbimeve teknike të specializuara të cilët konfirmuan praninë e substancave me përmbajtje toksike brenda zarfeve.

Sipas Zaag, bëhet fjalë për një strategji të re të këtyre grupeve që dëshmon dështimin e tyre, marrë në konsideratë masat e rrepta të sigurisë të ndërmarra nga autoritetet për të përballuar çdo akt terrorist kriminal në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb