Do të nis sot kundër Tunizisë aventura e Anglisë në “Rusi 2018”, pikërisht ndaj asaj skuadre që “Tre Luanët” filluan edhe Botërorin e 20 viteve më parë në Francë.

Disa vite më vonë u mësua se në atë ndeshje të 1998 Osama Bin Laden kishte planifikuar të sulmonte kombëtaren e Anglisë. Duke iu referuar librit të gazetarit Adam Robinson, “Terror en el campo”, bazuar në shënimet e shkruar nga Ahmed Zaoui, një terrorist tjetër i Al-Qaeda, ‘ESPN’ Raporton se plani ishte si më poshtë:

“Shejh (emri me të cilin Bin Ladeni ishte i njohur) na kërkoi të vëzhgonim lëvizjet e David Seaman, Alan Shearer dhe Glenn Hoodle (trajner), si dhe lojtarëve shumë të njohur: Michael Oëen dhe David Beckham. Ne i kishim sugjeruar që njeriu kryesor duhet të shkojë te Seaman dhe ta shpërthejë. Ky do të ishte sinjali, që vëllezërit e tjerë të fillojnë me pjesën tjetër të operacionit”.

Ideja e grupit terrorist ishte të depërtonte me tre persona brenda stadiumit, duke u paraqitur si vullnetarë, me akreditimet e tyre përkatëse. Në minutën e 22-të të lojës, njëri prej terroristëve duhej të hidhte në erë jelekun e bombës pranë portierit Seaman. Në mes të rrëmujës, një terrorist i dytë do të hidhte një bombë tjetër në stol, ku Beckham, Oëen dhe, natyrisht, Hoddle, ishin atë ditë. Së fundi, një njeri i tretë do të xhironte Shearerin dhe pastaj do të vazhdonte të hapte zjarr mbi tribunat e tifozëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb