TUNIS – Rritet bilanci i të vrarëve nga pengmarrja në Tuniz. Një grup turistësh është marrë peng sot në brendësi të Muzeut të kryeqytetit, nga tre terroristë të veshur me uniforma ushtarake dhe të armatosur rëndë. Forcat ushtarake tuniziane ndërhynë më pas duke vrarë dy terroristë dhe duke liruar pengjet. Por bilancet tregojnë se përveç dy terroristëve janë vrarë 24 turistë, mes tyre 4 italianë. Një nga pengmarrësit arriti të arratisej, ndërsa ushtria dhe policia janë vënë në kërkim të tij.

Kryeministri tunizian, Habib Essid, tha sot se 22 turistë të tjerë dhe dy tunizianë janë plagosur gjatë sulmit  që përfundoi kur të dy sulmuesit u vranë nga forcat e sigurisë. Essid, gjatë paraqitjes në televizion ka thënë se viktimat kanë qenë turistë gjermanë, polakë, italianë dhe spanjollë. Muzeu ku u krye sulmi i quajtur Bardo gjendet shumë afër parlamentit të Tunizisë. Një nga dy tunizianët e vrarë ka qenë pjesëtar i forcave të sigurisë. Tunizia që mbështetet shumë në turizmin evropian, deri më tani ka arritur ta evitojë dhunën e militantëve prej kryengritjes së vitit 2011 kur u hoq nga pushteti diktatori Ben Ali.

Ora 16:14 Arrin në 19 numri i viktimave në një sulm terrorist që ka ndodhur sot në Tunizi në muzeun “Bardo”. Sulmi është marrë përsipër nga ISIS. 17 nga të vrarët janë turistë të huaj, polakë, gjermanë, italianë dhe spanjollë, njoftuan forcat e sigurisë, ndërsa 2 janë terroristë. Po ashtu, raportohet edhe për pengje, ndërmjet të cilëve, shumë fëmijë. Por, në muze, nuk ndodhet asnjë peng.

Tunizi, të shtëna me armë pranë parlamentit, 8 turistë të vrarë, disa persona merren peng në muze

ORA 13:51 Tunizia është tronditur nga të shtënat me armë që u dëgjuan sot në parlament ndërsa në muzeun shumë pranë godines se deputeteve disa persona u morën peng.

Mësohet se një grup turistësh janë marrë peng në brendësi të muzeut Bardo nga 3 persona të armatosur me rroba ushtarake që mediat e huaja i cilësojnë si terroristë. Bilanci i parë për viktima është 8 të vdekur, mes të cilëve 7 janë turistë dhe vetëm njëri është tunizian.

Mes pengjeve janë dhe shumë fëmijë të mitur të cilët dallohen lehtësisht dhe në foto.

Të shtëna me armë janë dëgjuar dhe jashtë parlamentit ku po diskutohej në projektligj për terrorizmin, ndërsa policia vendase siguroi jetën e gazetarëve dhe parlamentarëve duke i larguar në siguri të plotë nga vendngjarja.
Fillimisht terroristët tentuan të hyjnë në parlament por pasi janë përballur me shërbimin e sigurisë kanë mësyrë në muze duke vrarë 8 persona.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb