TIRANE

I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në News24, profesori Edmond Tupja ka komentuar procedimin penal ndaj tij për pjesëmarrjen në protestën e studentëve si dhe sjelljes e Ramës kundër kërkesave të studentëve.

Edmond Tupja u shpreh se Rama nuk del para studentëve, pasi ka frikë se del nga vetvetja. Ndërkohë Gentian Zenelaj tha se të gjitha takimet e Ramës janë false sepse nuk ekziston dialogu.

Pjesë nga biseda në studio:

Edmond Tupja: Zhgënjim i plotë i imazhit sepse kryeministri ka shitshmërinë e ngjalës, por kujdes nga ‘peshkatarët’. Sidomos nga ‘peshkatarët’ e rinj. Ai kënaqet kur e krahasojnë me monarkun apo me sulltanin siç e krahasoi Lubonja. Ai ka frikë se mos del nga vetvetja dhe nuk del para masës, para studentëve. Kryeministri përdor batuat kur mungon argumenti.

Ervin Goci: Ky është lojtar në distancë dhe përballë nuk di çfarë të bëjë. Ai ka ngërç kur është përballë.

Gentian Zenelaj: Të gjitha takimet e Ramës janë false sepse nuk ekziston dialogu. Ky falsitet duhet të marrë fund. Ai realizon takime me pjesëtarë të FRESSH. Sistemi në arsim ka dështuar. Portali i mësuesve ka dështuar. Futjet në punë janë pa meritë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: