Me përfundimin e ndeshjeve të ekipeve kombëtare për Nations League, lojtarët rikthehen në klubet e tyre për rinisjen e kampionateve këtë fundjavë. Padyshim vëmendja rikthehet te klubet e mëdha të Serie A. Inter, Juventus dhe Milan do të nisin një tur force, teksa mes kampionatit dhe nisjes së Championsit do të kenë përballje jo vetëm të shpeshta (pothuajse çdo 3 ditë) por edhe sfida lluksi).

E nisim me Inter. Kampionët e kanë nisur mirë sezonin e ri teksa në 3 javë kanë koleksionuar 7 pikë. Të djelën udhëtojnë drejt Monzas për t’u përballur me vendasit, por sfida e vërtetë ku ziklatrit do të masin forcat realisht do të jetë ajo e së mërkurës, ku në fazën e ligës do të përballen me City-n, duke përsëritur kështu finalen e Championsit 2 vite më parë, ku në Stamboll triumfuan djemtë e Pep Guardiolës.

Edhe për kuqezinjtë e Milanit situata nuk është aspak e thjeshtë. Fillimisht të shtunën në mbrëmje ata presin në San Siro Venezian, sfidë e lehtë në letër, por për “Djallin” fitorja mbetet obligim për shkak se nuk kanë shijuar ende atë pas 3 javëve. Ndërkohë të martën në mbrëmje do të kenë një vizitor lluksi, teksa në San Siro zbret Liverpool. Një ndeshje speciale, e cila të sjell ndërmend dy finalet e famshme të Championsit atë të 2005 dhe 2007, ndaj spektakli do të jetë i garantuar.

Në fund Juventus. Për bardhezinjtë situata paraqitet më e thjeshtë. Në kampionat të besuarit e Thiago Mottës janë në vendin e parë së bashku me Interin dhe këtë fundjavë luajnë ndaj Empolit në transfertë, ndërkohë edhe mesjavën e ardhshme në Champions në nbdryshim nga dy milanezët, për “Zonjën e Vjetër”, kalendari është treguar më “bujar”, teksa ata do të luajnë në Hollandë, ndaj kampionëve të PSV Eindhovenit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: