TIRANE- “Llogaridhënia publike” ishte tema e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ndërsa është diskutuar turi i llogaridhënies publike nga Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Deputetja e PS, Elisa Spiropali tha se turi realizohet për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe kjo është një mënyrë për të marrë më shumë informacione. Ajo tha se turi është perballje me qyetetarët.

“Kjo është më shumë se fushatë. Ne jemi 10 muaj nga marrja e mandatit të dytë dhe numrat nuk na mungojnë, por është e nevojshme të përballemi me njerëzit për ato që janë bërë dhe ato që nuk janë bërë. Këtyre qytetarëve u kemi borxh. Nuk jemi në koalicion me asnjë parti, nuk na duhet ta mbajmë mirë me asnjërën parti. Ne kemi marrë një votë kuqezi për një shtet dinjitoz dhe të të gjithëve dhe për ta kthyer Shqipërinë në një normalitet ekomomik dhe social.

Ne na duhet vetëm t’u përgjigjemi qytetarëve. Qytetarët kanë energji për të treguar me gisht zyrtarët dhe politikat që nuk funksionojnë. Kjo është një mënyrë për të marrë më shumë informacione nga qytetarët për problematikat. Takimet janë të hapura dhe ftesa bëhet për të gjithë qytetarët. Ndoshta vijnë më shumë të majtë për shkak të paragjykimeve. Platforma shqipëriaqëduam.al është agjenci shtetërore bashkëqeverisje, e cila bën një analizë dhe u jep një përgjigje ligjore shqetësimeve. Janë mbi 900 mijë ankesa dhe mbi 8500 kanë marrë përgjigje.”- tha Spiropali.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: