Hetimet e hershme mbi turbulencat e rënda që goditën një aeroplan të aviokompanisë Singapore Airlines të martën e kaluar, zbuluan se fluturakja ra rreth 54 metra për 4.6 sekonda.

Një pasagjer britanik vdiq dhe dhjetëra të tjerë u lënduan kur aeroplani Londër-Singapor u përball me turbulencat mbi Mianmar, dhe iu desh të bënte një ulje emergjente në Tajlandë.

Hetuesit nga Singapori kanë nxjerrë të dhëna të ruajtura në regjistruesin e të dhënave të fluturimit, dhe regjistruesin e zërit të kabinës së aeroplanit, transmeton Telegrafi.

Raporti i tyre paraprak tha se ndryshimet e shpejta në forcën gravitacionale (shkaktuan rënien e lartësisë e cila është paksa e lartësisë së Kullës së Pizës në Itali dhe ka të ngjarë të lëndonte ata që nuk mbanin rripat e sigurimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: