SHKODËR- Nis në Velipojë turi i llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputetët e qarkut u ndalën në Njësinë Administrative Velipojë në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Ministri Bushati u ndal fillimisht tek investimi për rrugën e Velipojës e cila pritet të japë një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Bushati Shkoder Velipoje (6)

Bushati paralajmëroi largime nga puna për drejtuesit që nuk i përgjigjen qytetarëve.
“Largim për drejtuesit e çdo niveli qe nuk i përgjigjen qytetarit. Qeveria është në shërbim të qytetarëve”, tha Bushati.

Bushati Shkoder Velipoje (5)

Bushati u ndal gjithashtu tek rekomandimi i KE-së për Shqipërinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.

Ministri Klosi foli për vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për te ndaluar derdhjen e ujërave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarde. Klosi theksoi se reduktimi i TVSH për hotelerinë është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.

Bushati Shkoder Velipoje (2)

Nga banorët u ngritën shqetësime për sa i takon procesit të legalizimit, shërbimit të hipotekave dhe problematika lidhur me punësimet në arsim për të cilat drejtorët përkatës shpjeguan masat e marra.

Bushati Shkoder Velipoje (3)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb