Në shohim njerëz të panumërt çdo ditë , nëpër dyqane, në palestër, në televizion si dhe gjatë udhëtimeve. Por, sa fytyra mund t’i njohim në të vërtetë? Për herë të parë gazeta Proceedings of the Royal Society B, është përgjigjur me: 5,000 fytyra ose më pak.

Natyra ndonjëherë është e paparashikueshme. “Duket se aparati mental që na lejon të dallojmë njerëz të ndryshëm, gjithashtu të dallojmë mijëra njerëz të ndryshëm,” thotë Rob Jenikns, psikolog në Univesity Of New York në Angli.

5,000 fytyra

Grupe të hulumtimit nga The York ka testuar 25 studentë në dy universitete në Skoci.

Në sesione të ndryshme, studentët kanë shkruar një listë të njerëzve që ishin në gjendje t’i njohin në ditët e tyre të përditshme. Lista ka përfshirë familjarët, shokët, banorët e rrethit dhe komshinjtë, dhe njerëz të zakonshëm. Vargu i njohjes ishte mes 167 dhe 524. Mesatarja ishte 362 njohe të fytyrave.

Ky numër është ngritur kur hulumtuesit pyetën pjesëmarrësit të shkruajnë njerëzit që njohin në media, duke përfshirë politikanët, të famshmit, sportistët, muzikantët dhe të tjerë. Në fund, kuptuan se memoria është e ndryshueshme, hulumtuesit i’u kanë treguar pjesëmarrësve fotografi të njerëzve të famshëm për ti nxitur kujtimet. Ky rrejt është zgjeruar edhe më shumë me njohje të fytyrave.

Pas mbledhjes së gjitha të dhënave, ata kanë gjetur se studentët kanë njohur mes 1,000 dhe 10,000 fytyra, me një mesatare prej 5,000.

Softueri i njohjes së fytyrave

Gjetjet e grupit ishin gjetje praktike, thotë Jenkins. Shumë kompani të sigurisë po zhvillojnë softuer për njohjen e fytyrës. “Një kuptim më i mirë i njohjes së njohur të fytyrës tek njerëzit duhet të informojë modelimin më të mirë të atij procesi në makina,” thotë ai.

Gjithashtu, pasi që 24 ishte mesatarja e moshës së studentëve pjesëmarrës, janë rritur pyetjet se njerëzit më të moshuar kanë një njohje më të mirë apo më të keqe të fytyrave.

Kjo mund të jetë një fushë e studimeve në të ardhmen. “Njerëzit nuk janë lindur duke i njohur 5,000 fytyra, kështu me sa duket aty janë disa zgjerime të shpejta, thotë Jenkins. “Por nuk kemi ndonjë ide se si kjo stabilizohet ose nëse vazhdon të rritet gjatë gjithë jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: