Kryeministri Edi Rama do të vijojë turin e takimeve me shqiptarët në Britanisë së Madhe.

Kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Londrës këtë të shtunë, në 24 nëntor. Takimi do të zhvillohet në “Queen Elizabeth Park Hackey”, duke nisur prej orës 12.00.

Rama Ne Londer
Rama Ne Londer

Ky është takimi i parë i kryeministrit me Diasporën shqiptare në Londër.

Kreu i qeverisë iu rikthye takimeve me Diasporën muajin e kaluar. Në 26 tetor, Rama ishte në New York, ndërsa në 3 nëntor udhëtoi drejt Selanikut.

Rama pritet që të udhëtojë së shpejti edhe drejt Mynihut, në Gjermani, por mbetet për t’u caktuar data e takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb