Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga bregdeti i Vlorës. Bëhet fjalë për një grup turistesh që bëjnë aerobi në bregdet. Rama shkruan se me përfundimin e sezonit veror është kthyer në atraksion të një lloji tjetër.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me energjinë nga bregdeti i Vlorës, i cili këtë tetor, me përfundimin e sezonit veror është kthyer në atraksion të një lloji tjetër si palestër dedikuar ushtrimeve aerobike për një grup turistesh të huaja, ju uroj një javë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: