GOLEM- 153 turistë kanë fluturuar nga Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia për të çelur sezonin turistik me Shqipërinë, jo vetëm për të parë vendin tonë, por edhe për tu relaksuar në një nga resortet më të mëdha në bregdetin e Golemit “Prestigj Resort”.

I pozicionuar pranë detit, nën hijen e pishave, me një panoramë mbresëlënëse, pushuesit nordikë të sapoardhur u mirëpritën në ‘Prestigj Resort’. Tre pishina, njëra prej të cilave me ujë deti tashmë u përket turistëve që kanë zgjedhur të pushojnë deri në fillim të tetorit në këtë resort.

Përshtypjet e turistëve nga vendet nordike, të cilët vinë për herë të parë në Shqipëri, dhe zgjedhin të qëndrojnë në ‘Prestigj Resort’ janë nga më të mirat.

Godinat me dhoma komode për familjarë, çifte e të rinj janë pozicionuar në mënyrë që të kenë pamjen më te mrekullueshme të detit Adriatik. Ky është vetën grupi i parë me turistë nga vendet nordike.

Në ditët në vijim, ‘Prestigj Resort’ do të mirëpresë turistë nga Stokholmi, Oslo e vende të tjera, të cilët do të fluturojnë drejt Shqipërisë deri në fillim të tetorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb