Nata e fundit e Festës së Birrës Korça ka tejmbushur të gjitha sheshet e qytetit juglindor, duke mbledhur mbi 100 mijë turistë vendas e të huaj.

I gjithë qyteti do ta “gdhijë” sot me mbretëreshën e të gjitha birrave, Birrën Korça, shoqëruar dhe me tinguj të mrekullueshëm muzikorë.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra, ishte në “Shtëpinë e Birrës’, në të cilën po festohet vetëm me Birrën Korça, nën një atmosferë të zjarrtë dhe me muzikë të bukur. Gazetarja Kodra intervistoi disa turistë vendas e të huaj, të cilët zgjedhin çdo vit Festën e Birrës dhe Birrën Korça, për të kaluar pushimet e tyre.

“Shumë mirë, po kënaqemi. Ka shumë net që po rri këtu, po kalojmë shumë mirë. Më pëlqen edhe birra, të gjitha gjërat. Çdo gjë është perfekt. Korça është e qetë, më pëlqejnë edhe serenatat korçare. Është e katërta birrë që po pi dhe do vazhdoj të pi deri në mëngjes”, thotë një turiste.

“Sot po kalojmë shumë, shumë bukur. Na pëlqen shumë, vijmë gjithmonë këtu në Korçë në eventin e birrës. Jam e martuar në Greqi, me bashkëshortin vijmë vit për vit, i pëlqen shumë birra. Është një gjë shumë e veçantë. Birrën Korça e pëlqejmë shumë, e marrim me vete edhe kur ikim për Greqi. I kemi shijuar të gjitha netët e festës. As rrëmujë, asgjë, nuk kemi parë lëvizje të ndryshme, kemi mbetur shumë të kënaqur”, thotë turistja e martuar në Greqi.

“Po vij 27 vjet këtu në Korçë, më pëlqen shumë. Është shumë e bukur. Më pëlqen shumë, që ka shumë kulturë, më pëlqen muzika, gjithçka. Askush nuk duhet ta harrojë vendin e tij. Birra Korça më pëlqen shumë. Do qëndrojmë këtu deri në mëngjes. Kemi të njëjtën kulturë”, shprehet turisti grek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb