Një çift turistësh hungarezë dyshohet se kanë humbur rrugën. Çifti i turistëve i kanë kërkuar ndihmë policisë nëpërmjet telefonit të tyre që më pas rezulton se është i fikur. Automjeti i cili është marrë me qira prej tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë.

Aktualisht janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta ku po  punohet për gjetjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Sot rreth orës 20:00, jemi njoftuar se në zonën e Karaburunit dyshohet se kanë humbur rrugën një çift hungarezësh.

Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë.

Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.

Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

Po punohet për gjetjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb