Policia e Himarës ka arritur të gjejë dy turistë spanjollë, të cilët humbën për 3 orë në Kanionin e Gjipesë. Rreth orës 18:20, në Kanionin e Gjipesë, një çift spanjollësh duke eksploruar territorin, për shkak se po afronte nata kanë humbur rrugën duke e bërë të pamundur daljen e tyre nga kanioni.

75569688 2559808690972153 3531661391712747520 N
75569688 2559808690972153 3531661391712747520 N

Forcat e Policisë së Himarës dhe ajo Kufitare, për shkak të terrenit të vështirë kanë kërkuar në rrugë tokësore me këmbë, por edhe nëpërmjet territorit ujor me mjetet lundruese me qëllim gjetjen e tyre.
Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno.

Sicc raporton policia, dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Policia i ka shoqëruar turistët drejt automjetit të tyre në rrugën nacionale Vlorë-Himarë. “Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojē shërbimet e kërkimit, si dhe ambasadën spanjolle, e cila ka asistuar në operacionin e kërkimit.

#FaleminderitPoliciaeShtetit ?
#Bashkëmëtësigurt ??
#Denonco112?”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb