KORÇË

Këto ditë të nxehta vere, restoranti “Shtëpia e Birrës” ka mikpritur qindra turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë zgjedhur të kalojnë jo vetëm fundjavën në qytetin e Korcës, por të shijojnë gatimet tradicionale me shijen e të parës birrë shqiptare, birrën Korça.

Restoranti ofron një panoramë mbresëlënëse nën freskinë dhe tingujt e muzikës live.

Turistët të cilët e vizitojnë shpesh Korcën e konsiderojnë të pakuptimtë vizitën në të, nëse nuk bëjnë ndalesën në vendin ku birra e parë shqipetare merr tjetër kuptim.

“Mikpritja, shërbimi, gatimet tradicionale dhe pamja që ofron “Shtëpia e birrës” kanë entuziazmuar cdo turist të cilët kanë rendur të darkojnë deri orët e vona të natës nën tingujt e muzikes live.”

Serenatat korcare dhe mbrëmjet e freskëta në këtë vend turistët i konsiderojnë të magjishme.

Mbremjet jane të vecanta në qytetin e Korcës por ato mbeten në kujtese kur bëhen bashkë shija e birrës Korca, shërbimi special dhe natyra mbreslënëse që të fal vetëm ky vend, “Shtëpia e Birrës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: